Parku arkeologjik romak Pompei kthehet në ditët e lavdisë pas rihapjes

26 Maj 2020 | 19:55

Pompei, qyteti i lavdishëm antik romak që u gropos në një shpërthim të vullkanit Vezuvi në vitin 79 pas Krishtit dhe më vonë i zbuluar, është gati të ngrihet përsëri, kësaj radhe jo nga qilimi i trashë i hirit, por nga katastrofa e pandemisë së coronavirusit. Zona e vjetër arkeologjike u rihap për turistët këtë të martë pas një mbylljeje prej më shumë se dy muaj e gjysmë, që ndali ekonominë vendase pothuajse njësoj si shpërthimi i gati 2,000 vjet më parë ngriu qytetin në kohë.

Autoritetet kanë skicat e tyre në mënyrë që vizitorët, të cilët do të duhet të mbajnë maska, të respektojnë distanca të sigurta sociale dhe të shmangin grumbullimin. Drejtori i parkut arkeologjik, MASSIMO OSANNA thotë se kjo rihapje do të sjellë surpriza për turistët të cilët kapin shifrat e 2 milionë vizitorëve në vit.

“Kjo mbyllje ka qenë një rast për ne që të rimendojmë itineraret dhe t’i ribëjmë ato. Edhe ata që kanë qenë njëherë në Pompei, duhet të kthehen sërish, sepse do të ketë hapje të ambienteve që nuk janë parë kurrë më parë, kopshte të hapura, rrugë të reja, e për më tepër është një rast i shkëlqyer për ta parë parkun ku rrugët nuk gëlojnë nga turistët.

Dyzet njerëz lejohen të hyjnë në një grup, çdo 15 minuta. Por në ditën e rihapjes vetëm pak persona endeshin nëpër rrënojat e lashta duke u mrekulluar nga muret e brishta, që megjithatë kanë qenë të aftë të ruajnë afresket dhe tempujt që datojnë mijëra vjet.

Pompei ishte shtëpia e rreth 13,000 njerëzve kur u varros nën hi, guralecë dhe pluhur kur forca e një shpërthimi të barabartë me fuqinë e disa bombave atomike i kaloi sipër. Qyteti u rizbulua më 1748 nga një grup kërkuesish që po gërmonin për të gjetur objekte të lashta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026