COVID-19 sjell dhe mijëra vdekje “të pashpjegueshme”
Rritja e numrit të viktimave me motive te paqarta, ngjall një shqetësim tjetër, frikën e qytetarëve për të marrë mjekimin e duhur dhe shmangien e spitaleve nga frika e infektimit me covid-19.
Rritja e numrit të vdekjeve me motive të paqarta ka ngritur shumë pikëpyetje mbi shkaqet që kanë nxitur ndryshimin e kësaj kurbe.
Përjetimi i një goditjeje në zemër, kanceri, goditja në tru janë, disa nga shkaqet të cilat mund të kenë ndikuar në rritjen e numrit të viktimave, por a janë vetëm këto shkaqet?
Sipas ekspertëve, në shumë vende europiane, pacientët jo rrallëherë po injorojnë simptomat e sëmundjeve të tjera dhe shmangin kontrollet në spitale për shkak të frikës së infektimit nga Covid-19. Ekspertët britanikë madje guxojnë të theksojnë se është “e mundur” që më shumë persona të vdesin nga vonesat në trajtim sesa nga koronavirus.
Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave spitalore të analizuara nga Fondacioni Britanik i Zemrës, që nga fillimi i përhapjes së pandemisë ka pasur një rënie prej 50 % të numrit të pacientëve që trajtojnë sëmundjet koronare. Në Irlandën Veriore, ka pasur një rënie gati 50 përqind të numrit të njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme serioze kardiake, përfshirë sulmet në zemër, e njëjta prirje është shfaqet edhe Skoci dhe Uells.
Ndërkohë që edhe Italia kishte regjistruar 11,600 vdekje “të pashpjegueshme” më shumë në tremujorin e parë, në krahasim me vitet e kaluara, dhe asnjëra prej të cilave nuk ishte regjistruar si vdekje Covid-19.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta