SHBA, vdekja e të ndaluarit në duart e policëve sjell valë protestash
Katër oficerë policie në Minesota të SHBA janë shkarkuar nga detyra pas vdekjes së një personi me ngjyrë që ishte ndaluar dhe mbahej i mbërthyer nga fyti.
Incidenti ka shkaktuar irritim dhe protesta të shoqëruara me thirrje që oficerët të procedohen. Viktima është identifikuar si George Floyd dhe ishte ndaluar pas dyshimeve për falsifikim.
“Kjo nuk është çështje njerëzish me ngjyrë, është çështje njerëzore. Dhe nëse je një qënie njerëzore duhet të jesh i indinjuar për atë që ndodhi. Duhet të jesh gati të bashkohesh me ne dhe të kërkosh që të mos ndodhë më. Nëse je polic dhe mban distinktiv, atëherë nuk duhet ta lejosh një gjë të tillë të ndodhë”, deklaroi Leslie Redmond, presidente e Shoqatës kombëtare për njerëzit me ngjyrë.
Pamjet tregojnë Floyd teksa rënkon dhe i thotë oficerit se nuk mund të marrë frymë. Kalimtarët shprehën shqetësim për gjendjen e tij dhe i kërkuan policisë ta lironte.
Vdekja e Floyd kujton atë të vitit 2014 të njujorkezit Eric Garner nga policia, i cili ishte arrestuar për shitje ilegale cigaresh.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta