Elon Musk blen Twitter për 44 miliardë dollarë
Bordi i Twitter ka rënë dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh nga miliarderi Elon Musk.
Musk, i cili bëri ofertën e majme më pak se dy javë më parë, tha se Twitter kishte potencial të jashtëzakonshëm që ai do ta zhbllokonte.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një sërë ndryshimesh, nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri tek zhdukja e llogarive të rreme.
Kompania fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’u kërkojë aksionerëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.
Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës ‘Forbes’. Pasuria e tij ka një vlerë neto prej 273,6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla, të cilin ai e drejton. Ai gjithashtu drejton firmën e hapësirës ajrore SpaceX.
“Fjala e lirë është themeli i një demokracie funksionale dhe Twitter është sheshi dixhital i qytetit ku debatohen çështjet jetike për të ardhmen e njerëzimit”, tha Musk në një deklaratë duke njoftuar marrëveshjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta