SHBA-ja dëshiron të shohë një Rusi të dobësuar, thotë sekretari Austin

26 Prill 2022 | 07:51

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin shpreson se humbjet që po pëson ushtria ruse në Ukrainë do ta pengojnë udhëheqjen e saj për të ndërmarrë veprime ushtarake në ndonjë vend tjetër.

Në një konferencë për shtyp në Poloni pas vizitës në Kiev, Austin u tha gazetarëve se SHBA dëshiron të shohë Rusinë të dobësuar, në mënyrë që të mos kryejë veprimet ushtarake që po bën prej më shumë se dy muajsh në Ukrainë.

Sipas Austin, Ukraina mund ta fitojë luftën nëse i jepet mbështetja e duhur, shkruan BBC.

Ai njoftoi se SHBA do të ndajë një fond shtesë prej 713 milion dollarë për të ndihmuar ushtarakisht Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane.

Austin dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilluan një takim të dielën në Kiev, me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Takimi mes palëve të SHBA-së dhe Ukrainës, zgjati për më shumë se tre orë dhe vjen pasi Rusia po përshkallëzon ofensivën e saj ushtarake në jug dhe lindje të territorit ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026