Buxheti i BE do të jetë 1.85 trilionë euro, akordohen 750 miliardë për rimëkëmbjen nga COVID-19

27 Maj 2020 | 11:42

Në Parlamentin Evropian ka nisur seanca ku presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen prezantoi buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian për vitet 2021-2027 me një vlerë prej 1.85 trilionë euro, si dhe akordimin e një shifre prej 750 miliardë eurosh drejt fondit të rimëkëmbjes nga COVID-19. 

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i është drejtuar Parlamentit Europian në një përpjekje për të marrë mbështetjen e eurodeputetëve, vendimi i të cilëve mbart një peshë të rëndësishme në planin përfundimtar.

“Ky është momenti i Europës”, tha ajo. “Ose do i shkojmë gjithsecili më vete, ose do shtrojmë përpara një rrugë të fortë për popujt tanë dhe brezat e ardhshëm”.

“Coronavirusi ka shkundur Europën e mbarë botën deri në themel, duke vënë përpara një sprove sistemin e shëndetit, shoqërinë dhe ekonominë tonë si dhe mënyrën tonë së të jetuarit e punuarit. Për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe riparuar Tregun e Përbashkët, si dhe për të ndërtuar një rimëkëmbje jetëgjatë, Komisionit Europian ka propozuar që të shfrytëzohet potenciali i plotë i buxhetit të BE. Iniciative “Next Generation EU” prej 750 miliardë eurosh si dhe përforcime të tjera për buxhetin afatgjatë të BE do e çojnë fuqinë financiare të buxhetit të BE në 1.85 trilionë euro”, theksoi Von der Leyen.

Fondi i Rimëkëmbjes

Komisioni Europian ka propozuar shifrën 750 miliardë euro për fondin e rimëkëmbjes, lajmëroi në Tëitter Komisioneri i Ekonomisë Paolo Gentiloni. 500 miliardë euro do t’i shpërndahen shteteve të BE në formë granti, ndërsa pjesa tjetër prej 250 miliardë eurosh do të jetë në formën e huave. 

Një nga liderët e parë të BE që ka reaguar ka qenë kryeministri i Italisë Guiseppe Conte i cili tha se “është një sinjal i shkëlqyer nga Brukseli”.

“Na kanë përshkruar si vizionarë sepse besuam në të që prej fillimit. 500 miliardë në grante dhe 250 si hua janë një shifër adekuate. Tashmë le të shpejtojmë negociatat dhe çlirojmë burimet sa me shpejtë”.

Ndërsa kryeministri spanjoll e cilësoi propozimin si “pikënisjen e negociatave”

 

Javën e shkuar, kancelarja gjermane dhe presidenti francez shpalosën propozimin e tyre për një fond rimëkëmbjeje prej 500 miliardë eurosh, kërkesë që ka shkaktuar polemika tek “Katërshja Kursimtare”(Austria, Danimarka, Finlanda dhe Holanda).

Buxheti i BE për 2021-2027

Liderëte BE, eurodeputetët dhe Komisioni janë të ndarë mbi shifrën totale për buxhetin afatgjatë. Përpara krizës së coronavirus, shifra prej 1.1 trilionë eurosh ishte tavani i vendosur nga liderët e BE.

Problemi më i madh është nëse fondet duhet të jepen në formën e grantit apo huave.

Alokimi i granteve do të shkojë drejt vendeve që janë goditur më fort nga virusi, si Italia dhe Spanja, të cilat do të marrin rreth 80 miliardë euro, ndërsa Greqia 20 miliardë euro për shkak të goditjes ekonomike.

Fondet do të shpërndahen më 1 janar 2021.

Fondet për Ballkanin Perëndimor

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Brukseli, korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri bëri me dije se në buxhetin e propozuar prej 1,1 trilionë eurosh përfshihen edhe fondet për Ballkanin perëndimor për zgjerimin.

“Nesër komisionerët do të tregojnë me hollësi si mendohet të ndahen këto fonde. Ndërkohë, më vonë gjatë ditës pritet që Johanes Hahn, i cili është përgjegjës për buxhetin të japë një konferencë për mediat, ku do të përpiqemi të mësojmë më shumë për pjesën e Ballkanit.

Por lajmi i mirë është edhe propozimi i komisionit për një fond prej 750 mld eurosh për atë që tashmë quhet instrumenti i rimëkëmbjes, duke tejkaluar kështu edhe planin franko-gjerman që bënte fjalë për 500 mld euro. Pritet që Von der Leyen të njoftojë se 500 mld do të jenë në formë grantesh për të ndihmuar vendet për të ringritur ekonomitë e tyre dhe 250 mld në formë huash”, tha korrespondenti i Euronews Albania.

Për sa i përket ndihmës që përfiton Shqipëria, ashtu si edhe vendet e rajonit, veç atyre shifrave që i njohim dhe ishin një përgjigje emergjente për përballimin e situatës gjatë pandemisë, që ishin rreth 3,3 mld euro, pritet edhe paketa ekonomike dhe ajo e investimeve që KE do të paraqesë në shtator.

“Për pjesën e ndihmës caktuar vendit tonë, bëhet fjalë pak a shumë për të njëjtin fond që ka përfituar gjatë 7 viteve të shkuara, por pritet edhe për një rritje të këtyre fondeve për të përballuar pasojat e krizë që la pas COVID-19”, tha korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026