Rivali i Orban apel BE-së: Zhbllokoni fondet për Hungarinë
Tre javë pasi opozita e bashkuar në Hungari pësoi një humbje shkatërruese përballë kryeministrit Viktor Orban, kryebashkiaku i bastionit kryesor të opozitës, Budapestit, ka reaguar.
Gergely Karácsony ka nisur një proces lobimi në Bruksel kundër sanksioneve të vendosura ndaj Hungarisë për shkak të politikave kontradiktore.
BE pezulloi fondet e rikuperimit për Hungarinë dhe njoftoi një mekanizëm të ri ligjor që do të reduktonte buxhetin e vendit me miliarda euro. Tani, kryebashkiaku i Budapestit po i bën thirrje Brukselit për të gjetur një kompromis me Orban.
“Nuk do të doja që Hungaria të kishte një krizë social-ekonomike vetëm pse vendit iu mohuan fondet evropiane. Por nuk do të doja as që gjërat të vazhdonin si në të kaluarën. Ndaj jam duke kërkuar aleatë në Evropë dhe jam i gatshëm t’i paraqes Komisionit dhe homologëve të mi idenë për të pasur një marrëveshje të qartë bazuar në parimet mes BE-së dhe qeverisë hungareze për fondet e Unionit”, tha Karácsony.
Sipas kryebashkiakut, një marrëveshje e mundshme për Hungarinë duhet të përfshijë edhe financimin për qytetet e kontrolluara nga opozita.
Politikani u zotua se do të mbajë opozitën hungareze të bashkuar pavarësisht humbjes përballë partisë në pushtet, edhe pse uniteti në fjalë nuk mjafton.
“Vetëm një opozitë e bashkuar mund ta mposhtë këtë regjim. Çfarë duhet të bëjmë përtej unitetit? Çfarë duhet të bëjmë ndryshe? Si duhet të veprojmë përballë makinerisë mediatike të Orban? Këto janë pyetje që i përkasin muajve të ardhshëm”, u shpreh ai.
Kryebashkiaku shtoi se duhet gjetur një mënyrë për të vepruar kundër makinerisë propagandistike të Orban, që sipas tij është unike në Evropë.
Në të kaluarën, shumë OJQ dhe institucione kritikua televizionin kombëtar hungarez, që në 4 vitet e fundit u lejoi vetëm 5 minuta hapësirë kandidatëve të opozitës.
LEXONI GJITHASHTU
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi