‘Testo dhe gjurmo’, Franca dhe Britania aprovojnë aplikacionin për të luftuar në kohë reale COVID-19
Një minutë heshtje në nder të viktimave që kanë ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit. Momenti shënoi nisjen e 10 ditëve të zisë në Spanjën me 27 mijë të vdekur, sipas shifrave zyrtare.
Si shumë vende të tjera evropiane, Spanja po rikthehet gradualisht në një normalitet të ri, por për të arritur atje fjalët kyçe në Evropë janë “testo dhe gjurmo”.
Në Francë të dyja dhomat e parlamentit kanë aprovuar aplikacionin e gjurmimit. Ekspertët besojnë se ai do të mundësojë kontrollin e epidemisë, por çështja e privatësisë ka shkaktuar debate serioze.
Qytetarët në Francë po presin me ankth të mësojnë nga kryeministri Edouard Philippe atë çfarë parashikon faza e dytë e lehtësimit gradual të bllokadës.
Ai pritet të njoftojë se masat e reja do t’i hapin rrugë rihapjes së kinemave, gjimnazeve dhe, më e rëndësishmja, restoranteve ku distancomi social mund të rezultojë i vështirë.
“Preferoj të pres disa javë, në mos muaj që të jem në gjendje të rihap restorantin tim në kushte më të qeta, ku të mund të presim klientët me një distancë lehtësisht të reduktuar. Unë kam një bistro, një vend miqësor”, thotë Stephane Gouin, pronar restoranti
Në Britani, ndërsa kryeministri Johnson është marrë me këshilltarin e tij Dominic Cummings për shkeljen e bllokadës, sekretari i tij për Shëndetësinë nisi sistemin “testo dhe gjurmo”.
“Përmes testimit ne kërkojmë virusin, gjejmë kush është i infektuar… dhe hapi i ardhshëm është se përmes gjurmimit, njësoj si detektivët, mjekët e sistemit shëndetësor dhe personi i infektuar do të punojnë së bashku për të identifikuar lëvizjet e virusit, ku ka qenë dhe kush tjetër mund të jetë infektuar”, thotë Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë në Britani.
Sistemi bazohet tek persona që vullnetarisht vetizolohen në rastet kur janë të sëmurë apo kanë qenë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv ndaj testit për COVID-19.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta