Lufta Trump-Twitter, presidenti kërcënon se do të mbyllë rrjetet sociale
Një luftë online ka nisur mes presidentit Donald Trump dhe kompanisë Twitter. Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënon se do të vendosë rregullore ose do të mbyllë kompanitë e mediave sociale,
një ditë pasi Twitter për herë të parë paralajmëroi për disa nga tweet-et e tij duke i nxitur lexuesit të kontrollojnë, të faktojnë postimet e presidentit.
“Republikanët mendojnë se platformat sociale bëjnë të heshtin zërat e konservatorëve.
Do të krijojmë një rregullore, ose do t’i mbyllim ato, sepse nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. E pamë se çfarë ndodhi në vitin 2016, nuk mund të lejojmë që të ndodh sërish”, – ka shkruar Trump në Twitter.
Për vite të tëra Twitter është përballur me kritika për mosreagim ndaj postimeve të diskutueshme të presidentit, të cilat përfshijnë sulme personale ndaj rivalëve politikë dhe teori të konspiracionit.
Por tani, në vazhdën e përhapjes së informacioneve të rreme në lidhje me pandeminë e coronavirusit, kompania ka filluar një politikë të re duke thënë se është përkushtuar për të krijuar një kulturë besimi, sigurie dhe respekti.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta