Do ta paguajmë gazin rus në rubla, thotë ministri i Jashtëm i Hungarisë
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó tha se vendi i tij do të përdorë skemën e vendosur nga Moska për pagesat e naftës dhe gazit.
“85% e gazit dhe 65% e naftës vjen nga Rusia. Pse? Sepse është e përcaktuar nga infrastruktura. Nuk është diçka argëtuese, ne nuk e kemi zgjedhur këtë situatë”, tha ministri për CNN.
Szijjártó tha se nuk ka burime apo rrugë alternative që i mundëson Hungarisë të ndalojë importimin e energjisë ruse në vitet e ardhshme.
Sipas skemës ruse të pagesave, importuesit e energjisë duhet të hapin dy llogari bankare në Gazprombank, një llogari në valutë të huaj dhe një llogari në rubla. Të ardhurat nga shitjet paguhen në valutë të huaj, dollarë ose euro, të cilat më pas konvertohen nga Gazprombank në llogarinë rubla.
Ekspertët thonë se sistemi rus i pagesave i lejon Moskës akses në të ardhurat e energjisë, pavarësisht nga sanksionet e vendosura për monedhat e huaja.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje që vendet jomiqësore me Rusinë duhet të paguajnë gazin në monedhën vendase, rubla.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta