Mbi 100 mijë viktima, SHBA arrin ‘gurin kilometrik’ në vdekjet nga COVID-19
Shtetet e Bashkuara kanë kaluar kuotën e 100 mijë vdekjeve nga koronavirusi, sipas shifrave të dhëna nga Universiteti Johns Hopkins.
Amerika ka regjistruar më shumë vdekje se çdo vend tjetër, ndërkohë që infektimet llogariten në 1.69 milionë njësi, rreth 30 për qind e kuotës në nivel botëror.
Presidenti Trump, duke u kthyer nga Florida ku priste lajme më të mira nga lëshimi i SpaceX, refuzoi ta komentonte shifrën e zymtë.
Më herët, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ishte takuar me Trump për të kërkuar më shumë ndihmë për projektet e infrastrukturës në Nju Jork. Shteti i prekur rëndë nga COVID po rihap ekonominë, por është përballur me paaftësinë e Kongresit për të kaluar një paketë stimuluese.
“Askush nuk zgjodhi askënd për t’u angazhuar në politika partiake. Dikur si komb ishim inteligjentë kur thoshim ‘doni lojra politike? Bëjini në fushatë elektorale’”, u shpreh Cuomo.
Për periferi si Nasau dhe Sufolk, ku të paktën 4 mijë vetë janë vrarë nga virusi, është dhënë aprovimi për rihapjen e pjesshme të ekonomisë. Ky vendim lidhet me kapacitetet spitalore dhe kuotën e vdekjeve.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta