Miratohet ligji i kontestuar, Kina ‘pushton’ Hong Kongun
Parlamenti kinez ka miratuar të enjten ligjin e ri të sigurisë për Hong Kongun, që e kthen në krim cënimin e autoritetit të Pekinit në territorin e rajonit autonom.
Ligji, që tani do t’i shkojë për miratim lidershipit të vjetër kinez, ka shkaktuar shqetësime të thella mes atyre që thonë se mund t’i japë fund statusit unik të Hong Kongut.
Gjithashtu, ai mund të bëjë që Kina të instalojë agjencitë e saj të sigurisë në rajon, për herë të parë në histori.
Lëvizja ka shkaktuar ndërkohë një valë të re protestash kundër Kinës mëmë. Përleshje shpërthyen të mërkurën, teksa Parlamenti i Hong Kongut debatoi një ligj ndryshe të propozuar, që do ta bënte krim mosrespektimin e himnit kombëtar kinez.
Disa qindra persona u arrestuan, ndërkohë që masat e sigurisë mbeten të larta, pasi debati në Këshillin Legjislativ vazhdon.
Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se zhvillimet e fundit në Hong Kong tregojnë se qyteti nuk ka më një shkallë të lartë autonomie nga Kina.
Kjo do të thotë se Hong Kongu nuk mund të meritojë më një trajtim ndryshe nga Kina në bazë të ligjit amerikan.
Deklarata mund të sjellë komplikime për statusin e vatrës tregtare të Hong Kongut dhe ka gjasa të acarojë Pekinin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta