Kthehen kufizimet në Korenë e Jugut pas shtimit së rasteve të reja me COVID-19

28 Maj 2020 | 17:55

A është duke u rikthyer COVID-19 në Korenë e Jugut teksa vendi po shkonte drejt normalitetit?

Të enjten u shënua një rritje e konsiderueshme e rasteve të reja me coronavirus pas më shumë se 50 ditësh.

Autoritetet shëndetësore koreane kanë paralajmëruar se gjurmimi i kontakteve është bërë më i vështirë, çka ve në rrezik progresin e bërë për sa i përket frenimit të sëmundjes.

Koreja e Jugut ka regjistruar 11.344 raste  dhe 269 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Rikthimi i masave

Pas një takimi emergjence, qeveria vendosi të mbylli ambientet publike si parqet, muzetë dhe teatrot për dy javët e ardhshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

 “Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për frenimin e sëmundjes”, tha ministri i Shëndetësisë Park Neung-hoo.

Vatrat e reja

Të paktën 82 raste janë shënuar në punonjësit e një fabrike të madhe dhe autoritetet kanë në plan testimin e 4 mijë punonjësve.

Qindra raste të tjera kanë ndodhur në klubet e natës, menjëherë pas lehtësimit të masave kufizuese.

A mund të cilësohet ende si model suksesi në mposhtjen e virusit?

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Koreja e Jugut mund të humbasë reputacionin si vendi shembull për menaxhimin e virusit. Shpesh është përgëzuar botërisht për strategjinë e testimit masiv përmes gjurmimit të kontakteve.

Në kuadër të zhvillimeve të reja, shumë vende i kanë sytë tek Koreja e Jugut për të parë sesi do të veprojë me valën e rasteve  të reja. Gjithashtu vlen për të sjellë ndërmend se ky coronavirus është veçanërisht i vështirë për tu mposhtur dhe shërben si paralajmërimi për të mos festuar më herët se ç’duhet për numrin e ulët të rasteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026