Mjekët francezë në protestë, bluzat e bardha kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje pagash
Me enë kuzhine në duar, dhjetëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Paris protestuan para një spitali duke kërkuar kushte më të mira pune, ndërsa Franca përgatitet të lehtësojë më tej masat izoluese.
Mjekët theksuan se ndërkohë që ata luftonin përditë me Covid-19, vështirësitë me të cilat ndeshen spitalet çdo ditë janë të shumta.
Pediatri, Stephane Dauger tha se sapo situata me Covid-19 të normalizohet, pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera do t’iu drejtohen spitaleve dhe kjo mund të shkaktojë një krizë më të madhe.
Protestat e stafit mjekësor francez vazhdojnë prej kohësh. Ata i kanë bërë thirrje Presidentit Emmanuel Macron të përmirësojë kushtet e punës, të shtojë stafin mjekësor dhe të ketë rritje fondesh.
Gjithashtu kanë kërkuar që të ndalohet zvogëlimi i numrit te shtretërve neper spitale, ndërsa dhe për stafin mjekësor të ketë rritje te pagave.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta