Protesta në Greqi, punonjësit e turizmit kërkojnë mbrojtje
Me qindra qytetarë grekë të punësuar në sektorin e turizmit, hoteleri dhe në sektorin catering kanë nisur të protestojnë dhe të përplasen më policinë.
Punonëtorët ishin mbledhur pranë Ministrisë së Punës në kryeqytet për të kërkuar një takim me zyrtarë të ministrisë, takim i cili iu refuzua.
Protestuesit u përpoqën të hynin Brenda godinës ndërsa policia përdori gazlotsjellës për të shpërnadrë turmën.
Më herët protestuesit u mblodhën në sheshin Sintagma dhe nisën marshimin e tyre drejt Ministrisë. Ata protestojnë kundër ligjeve të reja të punës dhe kushteve jo të mira të punës të vendosura pas pandemisë.
Punonjëst e sektorit të turizmit kërkojnë mbrojtje të vendit të tyre të punës , ndihmë papunësie për ata persona që për shkak të masave speciale për covid 19 nuk do të mund të punojnë gjatë këtij sezoni .
“Gjatë viteve të fundit në sektorin tonë ata kanë folur për një mrekulli në turizëm. Kompanitë e mëdha fitojnë më shumë se 120 miliardë euro. Ne punojmë me 16 tipe të ndryshme të punës, formatin fleksibël, punën part time, cdo gjë që mund të imagjinoni. Në skenarin më të mirë ne kemi punuar me 500-700 euro, dhe tani ata kërkojnë sakrifica prej nesh, të mbështein skemën e re dhe të paguajmë për krizën” shprehet Alexandros Perrakis nga Unioni i Turizmit dhe Restoranteve.
Më shumë se 400.000 njerëz punojnë në sektorin e turizmit në Greqi. Ata kanë frikë për ditët që vijnë. Për shkak të reduktimit të turistëve dhe pandemisë shumë restorante dhe hotele nuk do të rihapen sezonin e verës.edhe parashikimet nuk janë aspak optimiste.
“Situata nuk është mirë për punëtorët. Qeeveria bëri me dije masat vetëm për punëdhënësit dhe kompanitë. Punëtorët në sektorin tonë duhet të jetojnë, për momentin, me 530 Euro në muaj” thotë Anastasia Ranou, punonjëse në hotele.
Për shkak të covid-19 ky do të jetë viti më negativ për sektorin e turizmit. Të gjithë parashikojnë një rënie të thellë të flukseve turistike në Greqi, por edhe në të gjithë Evropën. Mijëra punëtorë në këtë industri do të preken në mënyrë dramatike.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta