Stresi i pandemisë: Si mund të gjeni mënyrën për të qenë më të qetë
Sikundër të gjithë e dimë kriza e COVID-19 ka shkaktuar stres. Një studim i realizuar nga “Dynacore” nënvizon se një nga shkaktarët më të mëdhenj të stresit janë edhe lajmet mbi pandeminë. Laurente Boglio, 33-vjeçare nga Franca që jeton në New York ka gjetur antidotën e saj “antistres”.
“Metoda ime është të kufizoj lajmet 30 minuta në ditë, dhe mendoj se kam bërë pothuajse një vizatim në ditë që përfshin disa aspekte të pandemisë, gjëra që kam dëgjuar që më kanë shqetësuar. Pra, të marrësh një element dhe ta kthesh atë në diçka qesharake për ta ndarë dhe për t’u çliruar në një farë mënyre”, shprehet Laurène Boglio, ilustratore.
Përveç ankthit të shkaktuar nga media, dy faktorët kryesorë të stresit janë humbja e kontaktit social dhe aktiviteteve të kohës së lirë.
Francis Berryman, një mikrobiolog 27-vjeçar dhe lojtar regbi nga Glasgow, shprehet se i mungojnë ndërveprimet në grup.
“Me ekipin e sportit krijohet një miqësi e mirë dhe kjo është një nga gjërat që më mungon. Një mesazh në Facebook nuk është njësoj si të qeshësh në një bar pas një ndeshjeje regbi”, shprehet Francis Berryman.
Studiuesi i rezistencës, Dr. Kalisch, i cili studion efektet e pandemisë dhe koordinon projektin Dynacore, ka zbuluar se dy faktorët kryesorë që na ndihmojnë gjatë një krize janë mbështetja sociale dhe të menduarit pozitiv – duke u përpjekur të bëjmë më të mirën në këtë situatë.
“Shumë njerëz reagojnë keq ndaj këtij rekomandimi, pra të menduarit pozitiv. Unë jam në një situatë të keqe, pse duhet të mendoj pozitivisht tani, nuk dua të dëgjoj asgjë në lidhje me të. Por para së gjithash duhet të përpiqem të bëj më të mirën nga kjo situatë dhe së dyti nuk menduar pozitivisht mund të ndihmoj edhe të tjerët duke përçuar mendimet e mia”, thotë Dr. Raffael Kalisch.
Qëllimi është të shmangim anët negative të frikës dhe mendimet jo të mira, të cilat na pengojnë të ndërmarrim veprime dhe na bëjmë të ndihemi të pashpresë. Steffen Kraft, një stilist gjerman, e praktikon çdo ditë ndërsa ëndërron për kthimin në normalitet.
“Përpara coronavirusit çdo ditë kishe diçka negative. Përditshmëria ishte e mërzitshme dhe tani nuk dua gjë tjetër veçse të përqafoj njerëz pa frikën se do të vdes”, shprehet ai.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta