Pasojat e COVID-19, aktiviteti ekonomik në SHBA kontraktohet me 5%
Aktiviteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara u kontraktua me 5 për qind në tremujorin e parë të vitit, bëri të ditur Departamenti i Tregtisë. Bëhet fjalë për rënien më të madhe të GDP-së amerikane që prej vitit 2009, e konstatuar në një proces rishikimi të situatës.
Urdhri për të qëndruar në shtëpi i dhënë në mars dhe masa të tjera për t’iu përgjigjur epidemisë së COVID-19 çoi në ndryshime të shpejta të kërkesës, teksa bizneset dhe shkollat kaluan në versionin e punës në distancë, ose anuluan operacionet e tyre; pa harruar konsumatorët që anuluan shumë plane ose ndryshuan drejtimin e shpenzimeve.
Rënia e GDP-së në tremujorin e parë reflektoi gjithashtu kontributet negative që rrjedhin nga investimet private dhe eksportet që u mënjanuan pjesërisht nga investimet e brendshme, tregon një raport i qeverisë federale.
Në tremujorin e katërt të 2019-s, GDP-ja ishte rritur me 2.1 për qind. Ndërkohë, kuota fillestare e papunësisë në Shtetet e Bashkuara arriti në 2.1 milionë javën e kaluar, teksa COVID-19 vazhdon të përfshijë vendin.
Në javën që i parapriu 23 majit, numri i amerikanëve që aplikuan për përfitimet e papunësisë ra me 323 mijë krahasuar me javën paraardhëse, duke arritur në 2 milionë e 123 mijë e duke rënë njëkohësisht për të tetën javë rresht.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta