Sondazhi i Euronews | Europa e përçarë mbi ritmin e heqjes së kufizimeve nga COVID-19

30 Maj 2020 | 10:53

Vendet europiane po shkojnë me kujdes drejt lehtësimit të masave kufizuese për shkak të COVID-19. Por cila është e ardhmja me të cilën do të përballen europianët dhe si do të transformohen jetët tona?

Sipas një sondazhi të Euronews me 4.500 pjesëmarrës, italianët, francezët dhe gjermanët kanë pikëpamje të ndryshme për sa i përket ritmit të heqjes së masave kufizuese.

45 për qind e italianëve janë shprehur se masat po hiqen me ritmin e duhur, 42 për qind e gjermanëve mendojnë se gjërat po lëvizin shumë shpejt. Nga ana tjetër, në Francë mbizotëron ideja se ritmi i hapjes është shumë i ngadaltë. 

Të anketuarit qenë të përçarë edhe mbi çështjen e distancimit social. Sipas tyre, jo vetëm që është e vështirë të ndiqet ky rregull nëpër qendra urbane, por për vende që e kanë në kulturën e tyre të përshëndeten me dhënien e dorës apo të takohen ngrohtësisht, është e pamundur.   

54 për qind e italianëve të anketuar janë shprehur se mezi presin që të marrë fund distancimi social e po ashtu edhe 63 për qind e francezëve. Gjermanët duken më të shqetësuar, 54 për qind e tyre kërkojnë që për momentin kjo masë të rrijë në fuqi.

Gati për t’u kthyer në punë, por jo nëpër restorante

Rreth gjysma e francezëve të anketuar janë shprehur se ende nuk ndihen të sigurt të sigurt që të dalin nga shtëpitë e tyre, ndërkohë gjermanët dhe italianët kanë pohuar të kundërtën.

Të tre vendet duken se janë të sigurt për t’iu rikthyer vendeve të punës. Por rreth dy të tretat e të anketuarve nga secili shtet kanë deklaruar se nuk janë gati që të shkojnë në bare dhe restorante.

Teksa po afron sezoni turistik, si do të ndihen njerëzit për t’i kryer këto aktivitete jashtë shtetit? Ka ende pasiguri mbi kushtet e karantinës dhe ekziston ende mundësia e një rikthim të befasishëm të saj, ndaj kjo mund të jetë arsyeja përse disa qytetarë mendojnë se është ende më mirë të qëndrojnë në shtëpi.

Rreth gjysma e gjermanëve dhe italianëve nuk kanë plane për të udhëtuar, ndërsa francezët duan t’i bëjnë pushimet në vendin e tyre.

Të tre vendet kanë pohuar se arsyeja kryesore për ndryshimin e planeve është siguria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026