Ministri i Jashtëm i Italisë paralajmëron BE për turizmin
Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka paralajmëruar “rrënimin” e Bashkimit Europian nëse qeveritë e unionit i trajtojnë italianët si “të sëmure me lebrozë” pas vendosjes së tyre në listën e zezë për pushimet verore pasi vendi ishte përkohësisht epiqendra e virusit në Europë.
Luigi Di Maio postoi mesazhin e tij në Facebook pasi Greqia përjashtoi turistët italianë, spanjollë e britanikë si dhe vendet e tjera me shkallë të lartë të infektuarish, nga lista e turistëve të huaj që do të mirëpresin këtë verë.
Di Maio tha gara për turizmin është një çështje më vete, por këmbënguli se kërkesa për një përgjigje nga BE për sa i përket hapjes së kufijve pas izolimit prej coronavirus do të ishte e shëndetshme dhe e drejtë.
Ai paralajmëroi: “Nëse sillesh ndryshe dhe jo në proporcion, shpirti i BE-së do të humbasë dhe Europa do të bjerë.”
Di Maio përgëzoi ministrin e Jashtëm të Francës Jean-Yves Le Drian për vizitën e tij të parë në Itali gjatë së mërkurës. Di Maio tha se do të udhëtojë drejt Gjermanisë, Sllovenisë dhe Greqisë në javët e ardhshme për të ngritur çështjen se Italia është gati që të tërheqë turistë të huaj.
Turizmi dhe industritë e tjera përreth tij përbëjnë rreth 13 për qind të PBB-së italiane.
Lexoni gjithashtu:
Sondazhi i Euronews | Europa e përçarë mbi ritmin e heqjes së kufizimeve nga COVID-19
Aeroporti i Romës rrit masat e sigurisë përpara hapjes së kufijve
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta