Bie prirja e rasteve të reja me COVID-19 në Itali

30 Maj 2020 | 18:47

Italia raportoi të shtunën edhe 111 viktima dhe 416 të infektuar të tjerë me COVID-19 duke e çuar bilancin e pandemisë në mbi 232 mijë të prekur, mbi 30 mijë prej të cilëve kanë vdekur.

Megjithatë lajmi lehtësues vazhdon të jetë fakti se prej javësh numri i të shëruarve është relativisht i lartë krahasuar me të infektuarit e rinj, ndërsa prirja e kësaj statistike të fundit po vijon të ulet.

Java e fundit ka parë një mesatare nën 600 të infektuar ditorë, krejt ndryshe nga një javë më parë ku pothuajse çdo ditë raportoheshin mbi 650 të infektuar, apo në javët e prillit dhe marsit ku raportoheshin nga 2,000-5,000 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit u raportua shërimi i 2,789 të infektuarve, duke e çuar totalin e të shëruarve në 155,633 persona.

Prej 31 janarit, kur u konstatua dhe rasti i parë, autoritetet italiane kanë kryer mbi 2.4 milionë teste, prej të cilave 232,664 persona janë diagnostikuar me coronavirus – 38 për qind e të cilëve në rajonin e Lombardisë.

Në këto 3 muaj pandemi, në Itali kanë vdekur 33,340 persona – rreth gjysma në Lombardi, – dje 150 prej tyre kanë qenë staf mjekësor.

Italia është një nga tre shtetet më të prekura nga pandemia në botë. Bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, ata kanë numrin më të lartë të vdekjeve – mbi 33 mijë, SHBA-të mbi 103 mijë.

Të vënë nën shtetrrethim prej 10 marsit, shifrat në ulje të vdekjeve në Itali ka lehtësuar ndjeshëm politikën, ekonominë dhe situatën e përgjithshme shoqërore.

 

Lexoni gjithashtu:

Ministri i Jashtëm i Italisë paralajmëron BE për turizmin

Sondazhi i Euronews | Europa e përçarë mbi ritmin e heqjes së kufizimeve nga COVID-19

Aeroporti i Romës rrit masat e sigurisë përpara hapjes së kufijve

HARTA l Cilat vende europiane kanë hapur kufijtë e tyre?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026