9 vendet për t’u vizituar në Kroaci, nga ushqimet tradicionale tek arkitektura

5 Maj 2022 | 14:56

Prej datës 3 maj, Kroacia ka hequr të gjitha rregullat e saj të COVID-19 për qytetarët të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në këtë shtet.

Në deklaratën e Zyrës Kombëtare të Turizmit kroat, është njoftuar se udhëtarët nuk kanë nevojë për të treguar një test Covid-i me rezultat negativ ose dëshmi të vaksinimit.

9 vendet që duhet të vizitohen:

Rijeka

Rijeka, i cili është kryeqyteti kulturor i BE-së në vitin 2020, pëlqehet nga turistët për arsye sepse aty mund të shikojnë arkitektura neoklasike.

Zagrebi

Zagrebi është reflektimi i perandorisë austro-hungareze, ku mund të vizitoni Katedralen Neo-Gotike. Gjithashtu mund të provoni “grenadir marsa’, të cilat janë makaronat me qepë dhe djathë, ëmbëlsirën e karamelizuar ‘Kajzersmarn’ dhe biskotat e famshme me piper.

Zadar

Në Zadar mund të eksploroni historinë e shkuar që ka ndodhur 3000 vite më parë. Likeri i qershisë Maraschino me famë botërore, është një ndër recetat tradicionale të Zadarit të bëra nga qershitë indigjene. Po kështu, mund të shijoni edhe djathin Pag.

Zadar

Sibenik

Në Sibenik mund të vizitoni kopshtet mesjetare. Kopshtet janë të hapura gjatë gjithë vitit, ku shpesh organizohen festa gjatë verës. Mund të provoni ushqimin si ‘Crni rizot’, e cila është një rizoto e zezë me kallamar, e shërbyer me djathë të grirë.

Primosten

Primosten

Në Primosten mund të vizitoni Portën e Qytetit të Vjetër. Gjithashtu mund të vizitoni kishën famullitare të Shën Gjergjit, e ndërtuar në shekullin e 15-të e cila ka një pamje unike përballë detit. Një tjetër specialitet vendas është rakia e frutave, e cila është e njohur edhe në Ballkan.

Primosten

Trogir

Në Trogir mund të vizitoni muzeun e famshëm të njohur si ‘muze i qytetit’, dhe kishat romane-gotike duke veçuar Katedralen e ‘Shën Lorencit’ dhe kështjellën mesjetare Kamerlengo, e cila është ndërtuar nga venecianët në vitet 1400. Nga ushqimet mund të provoni ‘pasticada’, një nga pjatat më të njohura dalmate, e cila është mishi i zier i viçit.

Trogir
Trogir

Split

Në Split mund të vizitoni pallatin 1700-vjeçar të Dioklecianit, i cili rrethohet nga rrugët me kalldrëm. Nga ushqimet mund të provoni ‘soparnik’, një nga pjatat tradicionale autentike kroate, i cili është një nga byrekët më të shijshëm.

Spilt

Hvar dhe Stari Grad

Hvar është shtëpia e ‘Teatrit Publik’, një nga teatrat e parë në Europë, i cili tani është kthyer në biznes pas 20 vitesh restaurim. Hvar është i hapur për vizita, i cili ka shfaqje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit. Ndërsa për ushqim mund të provoni gregada, e cila është një zierje e thjeshtë e peshkut me patate.

Dubrovnik

Dubrovnik është perla e Adriatikut, ku mund të vizitoni katedralen, e cila është e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të shekullit të 12-të. Atje mund të provoni proshutë të tymosur, lakër, patate dhe perime të tjera. Gjithashtu, mund të provoni rozata, e cila është një ëmbëlsirë tradicionale mesjetare nga Dubrovniku.

Dubrovnik
Dubrovnik
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026