Britania paralajmëron Kinën: Nuk do të mbyllim sytë për Hong Kongun
Britania nuk do t’i shmanget përgjegjësive të saj ndaj Hong Kongut. Kështu deklaroi të dielën ministri i Jashtëm Dominic Raab, i cili përsëriti ofertën e Londrës për dhënien e vizave për qytetarët e ish-kolonisë britanike, nëse Kina vijon me imponimin e ligjit të saj të sigurisë.
“Ne do t’u japim qytetarëve të Hong Kongut të drejtën të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar, për të aplikuar për studime dhe për të punuar për të paktën 12 muaj. Dhe kjo do t’i hapë rrugë nënshtetësisë”, tha Raab.
Raab theksoi se Londra zyrtare nuk do të mbyllë sytë përpara atyre që po ndodhin në Hong Kong.
Të enjten e kaluar, Parlamenti kinez miratoi ligjin e ri të sigurisë për Hong Kongun, që e kthen në krim cënimin e autoritetit të Pekinit në territorin e rajonit autonom.
Ligji mund të bëjë që për herë të parë në histori Kina të instalojë agjencitë e saj të sigurisë në rajon. Lëvizja shkaktoi një valë të re protestash kundër Kinës mëmë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta