Vrasja e Floyd, protesta edhe në Evropë; manifestime në Berlin e Londër
Protestat për vrasjen e George Floyd janë zhvendosur në Evropë. Një grup i madh protestuesish u mblodhën të dielën jashtë selisë së ambasadës amerikane në Londër, për të shprehur indinjatën lidhur me vrasjen e të riut me ngjyrë nga policia në Mineapolis.
Ndërkohë, disa mijëra manifestues të tjerë, duke shkelur rregullat e bllokadës u mblodhën në sheshin e njohur Trafalgar, përpara se të nisnin marshimin dhe të ndaleshin përpara zyrave të qeverisë dhe parlamentit britanik, për të shprehur zemërimin e tyre me incidentet raciste në Shtetet e Bashkuara.
Protesta të ngjashme u zhvilluan përpara ambasadës amerikane edhe në Berlin. Të pajisur me maskat mbrojtëse, manifestuesit ngritën parulla përmes të cilave kërkonin drejtësi për Floyd.
Në lagjen multietnike Nojkoeln, protestues të shumtë u mblodhën së bashku duke thirrur “nuk marr dot frymë”, që ishin dhe fjalët e fundit të Floyd teksa një agjent policie e mbante të bllokuar me këmbën në qafë.
Ndërsa në Mauerpark të kryeqytetit gjerman, një grafit që portretizonte Floyd u shfaq më herët gjatë javës.
Sidoqoftë, protestat më të dhunshme u verifikuan në Shtetet e Bashkuara, të cilat detyruan autoritetet të vendosin shtetrrethimin në 25 shtete. Vetëm në Nju Jork policia arrestoi 345 persona, ndërsa 33 agjentë policie mbetën të plagosur.
Në Çikago, manifestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë, që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Ndërsa në Los Anxheles oficerët qëlluan me plumba gome për të shpërndarë tubuesit, të cilët hodhën shishe me benzinë ndaj makinave të policisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta