Distanca sociale në shkolla, si po mësohen fëmijët në Francë?
Rikthimi në shkollë nuk është njësoj sikundër dy muaj më parë. Mensa shkollës fillore në Nogent-sur-Marne në Francë dikur ishte më e gjallë me fëmijët që uleshin së bashku. Por në këtë rihapje fëmijët ulen të paktën një metër larg njëri tjetrit, nga dy nxënës në tavolinë. E sigurisht zhurma nuk është më e njëjtë por fëmijët po mësohen.
“Ishte e çuditshme të qëndronim një metër larg, në fillim kisha pak frikë sesi do të ishte” shprehet një nxënëse .
Administratorët e shkollës, në qytetin francez, Nogent-sur-Marne afër Paris, shprehen se nxënësit janë megjithatë të lumtur që të kthehen në klasë, pavarësisht kufizimeve të reja.Masat në Francë nisën të lehtësohen nga data 11 maj. Ministria e Arsimit bën me dije se 22% e nxënësve të nivelit fillor janë kthyer sërish në bankat e shkolllës.
Shkolla Val de Beaute u hap me rregulla të rrepta sanitare për të parandaluar përhapjen e virusit. Fëmijët duhet të mbajnë distancën një metra dhe nuk janë të lejuar të shkëmbejnë materiale me shokët e tyre të klasës.Për psikiatren e fëmijëve Christine Barois, rinisja e klasave është thelbësore për zhvillimin e fëmijëve.
“Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë pasi duhet të shoqërohen, të kenë qasje në njohuri dhe ata duhet të jenë në grupe për të zhvilluar vetëbesimin e tyre,” shprehet psikiatria.
Federata Franceze e Psikiatërve të Fëmijëve, në një njoftim për mediat , mbrojti idenë që shumë nxënës duhet të mirëpriten në shkollë në periudhën pas bllokimit për të promovuar socializimin dhe për të luftuar pabarazinë sociale.
Ndërsa qeveria përgatitet për të zbutur më tej kufizimet Kryeministri francez Edouard Philippe ka njoftuar një “përshpejtim” të rihapjes së të gjitha shkollave në zona “të gjelbra”, ku virusi ka një përhapje më të ulët.
Por disa shkolla kanë probleme që të gjejnë hapësirë për të respektuar rregullat e reja të distancimit shoqëror. Sikundër shprehet edhe drejtoresha e shkollës Val de Beaute institucioni aktualisht është në kapacitetin maksimal pasi duhej të zvogëlonte numrin e tij të zakonshëm të nxënësve.Për të respektuar protokollin sanitar të lëshuar nga autoritetet franceze, hapësira e shkollës duhej të rikonfigurohej, dhe në shkollë shkon vetëm 16% e nxënësve.
Dhe situata mund të mbetet e njëjtë, pasi rregullat sanitare do të vijojnë të paktën deri në shtator.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta