Intensifikimi i epidemisë, vendet e Amerikës Latine zgjasin masat

1 Qershor 2020 | 13:08

Vendet e Amerikës Latine vendosën të zgjasin masat e distancimit social në disa nga qytetet kryesore të kontinentit dhe të presin para se të rinisin aktivitetet ekonomike, pasi infeksionet nga COVID-19 vazhdojnë të rriten.

Deri të dielën, kontinenti në fjalë kishte regjistruar mbi 1 milion raste të konfirmuara, rreth 510 mijë prej të cilëve vetëm në Brazil.

Bilanci i vdekjeve në këtë shtet u rrit me 29 mijë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, teksa shtoi se numri i të shëruarve ka arritur në 206 mijë e 555.

Qyteti jug-lindor i San Paolos vazhdon të jetë epiqendra kombëtare e epidemisë.

Po të dielën, Peruja raportoi 8 mijë e 805 raste të reja me koronavirus dhe 135 vdekje, duke i çuar bilancet përkatëse në 164 mijë e 476 të prekur dhe 4 mijë e 506 viktima.

Transportet ajrore dhe rrugore në vend do të rihapen gradualisht në korrik dhe gusht, sipas një njoftimi të Ministrisë së Transporteve.

Në Argjentinë, ditën e diel u raportuan në total 16 mijë e 851 raste të konfirmuara dhe 539 vdekje. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u verifikuan 637 raste të reja, më shumë se gjysma e të cilave në kryeqytetin Buenos Aires.

Ndërkohë, në Kolumbi rastet me COVID-19 janë rritur me 1 mijë, duke arritur në 29 mijë e 383 në total dhe 939 vdekje. Epiqendër e virusit në këtë vend është kryeqyteti Bogota.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se qeveria kishte në plan të rifillonte operacionet ekonomike ditën e hënë, por situata ndryshon në rajone të ndryshme të vendit, ndaj dhe kufizimet do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri më 15 qershor përveç se në Bogota edhe në Kali e Kartagjenë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026