Qeveria shqiptare kërkon 650 mln euro hua, për të shlyer borxhet e vjetra
Qeverisë shqiptare i duhen para. Në Parlament ka mbërritur projektligji që i jep autorizimin Ministrisë së Financave për të dalë në tregjet ndërkombëtare dhe për të marrë një eurobond me vlerë 650 milionë euro, me afat maturimi nga 7 deri në 10 vite.
Dy janë arsyet kryesore pse qeveria kërkon me ngut marrjen e parave, e para është shlyerja e një borxhi të vjetër dhe rivitalizimi i ekonomisë. Konkretisht shteti shqiptar në vitin 2015, ka marrë një hua në tregjet e huaja me vlerë 450 milionë euro dhe me afat maturimi 5 vite, afat i cili skadon në muajin qershor. Nga kjo vlerë kanë mbetur të pa shlyera 250 milionë euro dhe për rrjedhojë, paratë duhen me ngut.
Relacioni i projektligjit thekson se, me qëllim arritjen e daljes me eurobond brenda muajit qershor, kërkohet që projektligji të kalojë me procedurë të përshpejtuar dhe ligji të hyjë në fuqi menjëherë dhe për të realizuar këtë objektiv, nesër Komisioni i Ekonomisë do të shqyrtojë nismën e qeverisë, e cila pritet të marrë kartonët jeshil të deputetëve e më pas t’i kalojë Parlamentit për miratim.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta