Përshkallëzohen protestat e dhunshme në SHBA, del autopsia: George Floyd vdiq nga asfiksia
Vijojnë trazirat dhe përleshjet për të shtatën ditë radhazi në SHBA. Protestat kundër dhunës së policisë kanë pushtuar me dhjetëra qytetet amerikane ndërsa demonstruesit me pankarta në duar, duke u përplasur herë pas here me policinë, injorojnë të gjitha vendimet për ndalim-qarkullimet.
Vdekja e afro-amerikanit George Floyd, e cila ka ngjallur zemërimin e mijëra amerikanëve, tashmë zyrtarisht sipas autopsisë është cilësuar vrasje.
“Sipas mendimit tim shkaku i vdekjes është asfiksia për shkak të ushtrimit të presionit në qafë”, thotë dr. Michael Baden, ekspert i mjekësisë ligjore.
Ndërsa protestat vijojnë, vëllai i viktimës, Terrence bëri thirrje që demonstruesit të gjejnë një rrugë paqësore për të protestuar.
“Le të mos mendojmë se zëri ynë nuk ka rëndësi dhe të votojmë. Jo vetëm të votojmë për president por edhe për primaret. Të votojmë për këdo. Mos prisni askënd t’ju tregojë se kush është. Edukoni veten duke e ditur se për kë votoni”, – ishte mesazhi që ai dërgoi nga vendi ku vëllai i tij u vra nga oficeri i policisë.
Për ngjarjet e fundit ka reaguar edhe ish-presidenti Barack Obama i cili shkroi në Twitter se ky është momenti për të menduar ndryshimin.
“Protestat përfaqësojnë një zhgënjim të sinqertë dhe të ligjshëm për një dështim disa dekadash për të reformuar praktikat e policisë dhe sistemin më të gjerë të drejtësisë penale. Ne duhet të dënojmë ata të paktë që përdorin dhunën – jo shumë prej tyre meritojnë respektin dhe mbështetjen tonë”, shkruan ish-presidenti.
Më shumë se 75 qytetet janë përfshirë nga protestat për të shprehur indinjatë për atë çfarë ndodhi me George Floyd. Rrugët të cilat pak ditë më parë ishin të boshatisura për shkak të pandemisë tanimë janë të pushtuara nga protestuesit.
Ky nuk është rasti i parë i dhunë policore ndaj njerëzve me ngjyrë në SHBA. Të tjera raste kanë shënjuar lëvizjen ‘Black Lives Matter’.
Mund të lexoni gjithashtu:
Trump fshihet në bunker, Ilir Ikonomi: Prania e Gardës Kombëtare tregon se situata është serioze
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta