50 mijë viktima në Britani, shtohen kritikat në adresë të Johnson

2 Qershor 2020 | 11:49

Bilanci i viktimave të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar iu afrua kuotës 50 mijë ditën e martë, duke e konfirmuar vendin si një ndër më të prekurit në botë, në një kohë kur kryeministri Boris Johnson po përpiqet të lehtësojë masat kundër epidemisë.

Bilanci i viktimave aktualisht është 49 mijë e 646. Një nivel kaq i lartë vdekjesh ka shkaktuar kritika ndaj Johnson, për të cilin partitë e opozitës thonë se u tregua shumë i ngadaltë me vendosjen e bllokadës, për të mmbrojtur të moshuarit dhe për të ngritur sistemin e testimit dhe gjurmimit.

Qeveria e Johnson deklaron se ndërsa mund të ketë bërë disa gabime, po përballet me krizën më të madhe të shëndetit publik që prej gripit të vitit 1918 dhe insiston se sistemi shëndetësor nuk është i mbingarkuar.

Sidoqoftë, bilanci i zymtë tejkalon edhe disa parashikime të bëra nga këshilltarët shkencorë të qeverisë. Në mars, njëri prej tyre deklaroi se mbajtja e vdekjeve nën kuotën 20 mijë do të ishte një rezultat pozitiv. Ndërsa në prill, agjencia e lajmeve “Reuters” raportoi se skenari më i keq i parashikuar nga qeveria ishte pikërisht ai me 50 mijë vdekje.

Ndryshe nga bilanci ditor i publikuar nga qeveria, të dhënat e kësaj të marte përfshijnë si rastet e dyshuara me koronavirus, ashtu edhe ato të konfirmuara.

Epidemiologët deklarojnë se vdekshmëria e lartë është mënyra më e mirë për të vlerësuar vdekjet nga një shpërthim sëmundjesh sepse është e krahasueshme në nivel ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026