Siguria ushqimore, Moldavia në fokus në takimin e ministrave të jashtëm të G7

13 Maj 2022 | 09:53

Ministrat e Jashtëm të G7 do të diskutojnë se si të zbuten shqetësimet e sigurisë ushqimore në takimin që do të zhvillohet këtë të premte në Gjermani, pasi frika rritet se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të destabilizojë më tej Moldavinë.

Bisedimet nga disa diplomatë të lartë do të zhvillohen për bisedimin e menaxhimit të konfliktit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton Reuters.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Moldavisë po marrin pjesë me vendet më të industrializuara të Perëndimit, të vendosur për të riafirmuar mbështetjen e tyre për të dy vendet.

Lufta në Ukrainë ka bërë që çmimet globale të ushqimeve të rriten duke përkeqësuar krizën ushqimore në mbarë botën.

“Ka 25 milionë ton drithë të bllokuar aktualisht në portin ukrainas të Odesës, që do të thotë ushqim për miliona njerëz në botë që nevojitet urgjentisht, mbi të gjitha në vendet afrikane dhe në Lindjen e Mesme. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë një sinjal të qartë sot: ne ju shohim, ju dëgjojmë dhe ju mbështesim”, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Burimet diplomatike thanë se qëllimi ishte që shtatë vendet të organizoheshin më mirë për të gjetur përgjigje të shpejta dhe efikase për krizën ushqimore dhe se bota është dobësuar për shkak të luftës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026