Qeveria nis procedurat për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, objektiv hapja e kantierit vitin e ardhshëm
Qeveria prezantoi të mërkurën projektin e ndërtimit të hidrocentralit (HEC) të Skavicës, një projekt i cili, ndryshe nga idetë fillestare, do të ndërtohet nga buxheti i shtetit.
Në një konferencë për shtyp ku ishin prezent ministra dhe ekspertë të infrastrukturës e energjitikës, Kryeministri Edi Rama prezantoi me besim atë që e quajti si “bariun e munguar të tufës së hidrocentraleve të kaskadës së Drinit”.
“Qeveria do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror këtë vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit,” – tha Rama teksa këmbënguli se me këtë hidrocentral menaxhohet më mirë rezerva ujore e kaskadës së Drinit, shmangen përmbytjet dhe shfrytëzohen më mirë prurjet.
“Me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, kantieri i Skavicës hapet vitin e ardhshëm,” – premtoi Kryeministri teksa tregoi se tre vite më parë HEC-i i Skavicës ka marrë dritën jeshile në Samitin e Triestes.
“Projekti u pranua dhe sot kemi një pamje të detajuar nga një kompani me një biografi të njohur botërisht, kompania franceze,” – u shpreh Rama, qeveria e së cilit prej vitit 2019 ka punuar për një projekt fizibiliteti.
Në fjalën e tij Kryeministri nuk dha informacione se çfarë impakti mjedisor do të kishte Skavica, por tha se me ndërtimin e saj, “Rrugës së Arbrit” dhe aeroportit të Kukësit “verilindja hyn në një epokë tjetër”.
Rama thumboi ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cila në vitet 2005-2013 kishte si projekt madhor shndërrimin e Shqipërisë në “superfuqi energjitike”. Ai e konsideroi këtë togfjalësh si “produkt megaloman të politikave provinciale” dhe u mjaftua të thoshte se “Skavica i jep fuqi energjitike Shqipërisë”.
“Skavica nuk është central bërthamor, që siç u tha atëherë do të bëhej te Ura e Bunës në Shkodër, nuk jemi as të dytët pas Gjermanisë, që do të kthehemi në prodhues atomik të energjisë, por Skavica rrit kapacitetin e prodhimit të energjisë së pastër dhe me projektet e tjera, parkun fotovoltaik, zgjerimin e energjisë diellore dhe komponentët e tjerë të energjisë së erës, ne diversifikojmë kështu prodhimin e energjisë,” – analizoi Rama me ironi drejtuar ish-qeverisë Berisha.
Kryeministri u shpreh se liqeni që do të krijojë HEC-i i Skavicës do t’i japë shtysë edhe turizmit ndërsa paralajmëroi ndërhyrje në stacionin e trageteve në liqenin e Komanit, tragete të cilat i quajti “baraka” të rrezikshme për turistët.
Lumi i Drinit është lumi me më shumë ndërhyrje në Shqipëri. Në vitet ’70 sistemi komunist parashikoi ndërtimin e një kasakade hidrocentralesh që niste nga Skavica në Dibër, Fierza në Kukës, Komani në Pukë dhe Vau i Dejës në Shkodër e më tej hidrocentrali i Bushatit, gjithashtu në Shkodër.
Nga projekti fillestar vetëm hidrocentrali i Skavicës nuk u ndërtua dot, ndërsa ai i Bushatit u tjetërsua. Sot në fund të kaskadës së Drinit është ndërtuar Hidrocentrali i Ashtës.
Pa hidrocentralin e Skavicës, Kaskada e Drinit përllogaritet se ka kapacitet të prodhojë mbi 1,400 MW energji, duke mbajtur peshën kryesore të energjisë.
Qeveri të ndryshme janë përpjekur ta rikthejnë projektin e Skavicës me propozime të ndryshme nga 150-350 MW që kërkon qindra milionë euro dhe që kërkohej të jepej në koncesion.
Në një intervistë për Euronews Albania, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku zbuloi se projekti i qeverisë për Skavicën kap shifrat e rreth 500 milionë eurove.
Lexoni gjithashtu:
Rama rikthen hidrocentralin e Skavicës: Do ta ndërtojmë me forcat tona
Veprat në infrastrukturë, Belinda Balluku: Hidrocentrali i Skavicës kushton 500 mln euro
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta