Firence, kohë të vështira për artizanët. Zanatçinjtë vuajnë pasojat e bllokadës

3 Qershor 2020 | 11:16

Firence, një prej qyteteve më të njohura për artin në botë, duket e shkretë këto ditë. Ajo shfaqet e boshatisur dhe e qetë, ndërkohë që në kohë normale mijëra turistë shëtisin nga njëri monument në tjetrin.

Dyqanet e zanatçinjve përbëjnë jo vetëm pjesën kyçe të ekonomisë së qytetit, por janë dhe trashëgimi kulturore. Bllokada thuajse 3-mujore ka goditur rëndë këtë biznes.

Por artizanët kanë vuajtur edhe përpara pandemisë së koronavirusit. Rreth 180 mijë biznese artizanale u mbyllën në dekadën e fundit dhe disa mijëra të tjera janë në prag falimentimi. Zanatet e vjetra janë në rrezik zhdukjeje, sikurse një dyqan kornizash në qendër të qytetit.

“Disa dyqane nuk do të hapen sepse nuk ka turistë. Këto biznese duhet të paguajnë mijëra euro për qiranë ose hipotekën, kanë punonjës dhe duke mos pasur turizëm zgjedhin të rrinë më mirë mbyllur dhe të shtyjnë hapjen në të ardhmen”, thotë Gabriele Maselli, pronar i dyqanit.

Dyqanet e artizanëve në Firence janë biznese historike të kaluara nga brezi në brez. Ato bartin memorjen e këtij qyteti dhe trashëgiminë kulturore të tij.

“Njerëzit vijnë këtu për t’u njohur. Ushqimi dhe vera janë mjete komunikimi. Për fat të keq, në këto kohë të jashtëzakonshme, qëllimi i këtij biznesi është inekzistent”, shprehet Gianni Migliorini, tregtar vere.

Ajo e Urës së Vjetër është një zonë e vogël por historike për argjendarët. Ata kanë zgjedhur të qëndrojnë mbyllur sepse ndihen të braktisur nga qeveria.

Një ndjesi shqetësimi dhe pasigurie dominon rrugët e boshatisura të qytetit. Zanatçinjtë presin ditë më të mirë dhe shpresojnë se bukuria e Firences do të mbizotërojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026