Dëmshpërblim, Ahmetaj: Qytetarët e Shijakut që nga e premtja marrin pagesat për riparimin e shtëpive
Nisur që nga dita e premte qytetarët e Shijakut banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, do të mund të marrin dëmshpërblimet për të nisur më tej riparimin e shtëpive.
“Janë pagesa direkte për familjet, banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të shkallës ds1, ds2, ds3, punimet e të cilëve qytetarët mund t’i bëjnë vetë apo së bashku me bashkitë e tyre dhe qeveria e subvencionon”, tha ministri.
Shijaku është bashkia e parë që e ka përfunduar procesin e vlerësimit të banesave të dëmtuara. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se nga grantet e rikonstruksionit në Bashkinë Shijak përfitojnë
1 174 banesa individuale dhe 27 pallate, me një total fondit prej rreth 500 milion lekësh. Nga ana tjetër bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Kurbin ende nuk e kanë përfunduar procesin e vlerësimit të godinave, dhe për këtë arsye Ahmetaj u drejton një thirrje.
“Gjej rastin të ionkurajoj të gjitha bashkitë e tjera të përshpejtojnë procesin e vlerësimit”, u shpreh Ahmetaj.
Përveç vendimit për çeljen e fondit të rikonstruksionit për Shijakun, Ahmetaj bëri me dije se sot qeveria ka miratuar edhe 3 vendime të tjera.
“Vendimi i dytë ka të bëjë me shpalljen e zonës së re për zhvillim në Bashkinë e Durrësit, përkatësisht në zonën e parkut Arkeologjik dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese”, deklaroi ministri.
Ndërsa vendimi i tretë është miratimi në pranim i marrëveshjes së Shqipërisë me Turqinë për ndërtimin e banesave në Laç. Marrëveshje, e cila do të firmoset në ditët në vijim me ministrin turk, Murat Kurum.
“Vendimi i fundit ka të bëjë me përdorimin e fondit të rindërtimit miratuar në buxhetin e vitit 2020 për financimin e hartimit të projekteve për miratimin e lejeve të ndërtimit, përfshirë edhe kostot për shërbimet e lëvrimit topograffik“, bëri me dije Ahmetaj.
Ministri thotë se me nisjen e këtyre proceseve do mundësohet edhe që fëmijët të rinisin vitin e ri shkollor në godina të rindërtuara apo rikonstrukturuara.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta