Lufta në Ukrainë gërryen ekonominë europiane, inflacioni në nivele rekord
Lufta në Ukrainë vazhdon të ndikojë negativisht në ekonominë evropiane. Parashikimet e Komisionit Evropian, të publikuara këtë të hënë, tregojnë se ndërsa rritja po ngadalësohet, inflacioni po rritet në nivele rekord.
“Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po shkakton vuajtje dhe shkatërrim, por edhe po rëndon mbi rimëkëmbjen ekonomike të Evropës. Megjithatë, rikuperimi i fortë ekonomik i vitit të kaluar do të ketë efekte pozitive tek kuotat e rritjes këtë vit. Por kjo nuk do të zbusë impaktin që kjo luftë ka në ekonomitë tona”, tha komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentilini.
Më konkretisht, në parashikimin për muajin shkurt, rritja në Eurozonë për 2022-shin pritej të ishte 4%, ndërsa tani është tkurrur në 2.7%. Ndërkohë, inflacioni rritet nga 3.5 në 6.1%.
Si konsumi edhe investimet private pritet të preken gjithashtu negativisht nga inflacioni i lartë, pasiguria dhe rënia e ndjeshme e ofertës.
Por sipas Komisionit, rritja do të vazhdojë. Kjo, nëse Rusia nuk i ndalon furnizimet me gazin natyror BE-së. Në këtë rast, Evropa mund të përballet me recesion.
“Parashikimi ynë i bazuar mbështetet në një skenar analitik që simulon impaktin e rritjes së çmimeve të lëndëve bazë dhe ky është skenari negativ, sikurse është ndërprerja e furnizimit me gaz nga Rusia. Ky është skenari më i ashpër. Dhe në të dy skenarët, rritja vjetore do të jetë në territor negativ”, u shpreh Gentiloni.
Javën e ardhshme Komisioni do të propozojë rekomandime specifike për shtetet anëtare dhe zgjatjen ose jo të klauzolës së shmangies së madhe për më shumë fleksibilitet fiskal.
LEXONI GJITHASHTU
Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit
Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë elektrike në vend
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
- 15:48 Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit
- 15:43 Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë elektrike në vend
- 15:35 Trump kërcënon përsëri se do të hedhë në erë urat dhe termocentralet iraniane
- 15:26 Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli