OBSH rishqyrton vendimin, lejohet përdorimi i hidroksiklorikinës për kurimin e COVID-19

4 Qershor 2020 | 06:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të rifillojë trajtimin me hidroksilklorikinës kundër coronavirusit, deklaroi drejtori i përgjithshëm i organizatës. Vendimi u mor nga komiteti i sigurisë, i cili bazuar në të dhënat e vdekshmërisë arriti në përfundimin se nuk ka asnjë arsye të vazhdojë me ndalimin e  përdorimit të ilaçit. 

“Grupi ekzekutiv mori këtë rekomandim dhe miratoi vazhdimin e të gjitha trajtimeve të mundshme  Përfshirë këtu edhe  hidroksiklorikinën”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH.

Rifillimi i përdorimit të mjekimit erdhi pasi revista mjekësore britanike “The Lancet” bëri publik një shqetësimin për vlefshmërinë e studimit të publikuar fillimisht nga vetë ata.

Në Francë përdorimi i hidroksilklorikinës është përkrahur nga profesori i Marsejës, Didier Raoult, por përdorimi u ndalua pas botimit të raportit fillestar të ‘Lancet’.

Para disa ditësh Donald Trump do t’i befasonte të gjithë kur do të deklaronte se po përdorte ilaçin si masë paraprake, konfirmuar në një recetë më vonë edhe nga mjeku i tij.

Tedros tha se deri më sot, më shumë se 3.500 njerëz janë përfshirë në testimet e OBSH-së në 35 vende të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026