Interpretët e pavarur të institucioneve të BE-së protestojnë humbjen e punës për shkak të pandemisë

4 Qershor 2020 | 09:02

Interpretët e pavarur në institucionet e Bashkimit Evropian po kërkojnë mbështetje urgjente për të gjithë kolegët, të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të coronavirusit.

Të mërkurën ata mbajtën një protestë simbolike përpara ndërtesës së Komisionit, ku i kërkonin BE-së të “praktikonin atë që predikonin”, për sa i përket solidaritetit.

Që prej marsit, rreth 1,200 interpretë të pavarur kanë mbetur pa punë si pasojë e masave parandaluese të pandemisë.

“Na kanë braktisur dhe është shumë ironike. Ne shkojmë në mbledhje dhe i flasim të gjithëve në një sërë gjuhësh të ndryshme mbi solidaritetin dhe tani ne nuk mund të përfitojmë nga ky solidaritet”, tha një protestues për Euronews.

Pandemia e coronavirusit ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të mbledhjeve, të cilat kërkojnë interpretim simultan në gjuhë të ndryshme. Kjo ka sjellë që shumë prej interpretëve që përkthejnë fjalimet e politikanëve të humbasin punën e tyre.

“Problemi qëndron se nëse punon në institucionet e BE-së, interpretët e pavarur nuk mund të përfitojnë nga skemat e papunësisë në Belgjikë”.

Maria, një qytetare në protestë, ka punuar në mënyrë të pavarur për këto institucione që prej vitit 2018.

“Për tre muajt në vijim, nuk do të kem asnjë të ardhur. Jemi shumë të stresuar sepse nuk kemi asnjë siguri për të ardhmen”, thotë ajo.

Institucionet e BE-së ofruan një pagë fikse prej afërsisht 1,400 eurosh, për ata që kishin punuar të paktën tre ditë gjatë periudhës së fundit të dhjetorit deri në mesin e marsit.

Shoqata Ndërkombëtare e Interpretëve të Konferencave (AIIC) tha se kjo ofertë e BE-së është e papërshtatshme dhe se nuk është pranuar kolektivisht.

Euronews pyeti Komisionin Evropian për një koment mbi këtë çështje, por nuk ka marrë një përgjigje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026