Rimëkëmbja e ekonomisë, Le Maire: Plani gjerman lajm i mirë për të gjitha vendet
Ministri francez, Bruno Le Maire përshëndeti planin gjerman për rimëkëmbjen dhe paralajmëroi se plani francez do të jetë gati në javët e ardhshme.
“Siç e dini natën e mbrëmshme, Angela Merkel dhe qeveria gjermane prezantuan një plan të ri rimëkëmbje. Është një lajm i mirë për Gjermaninë. Është gjithashtu një lajm i mirë për Francën dhe për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian sepse ne kemi nevojë që ky plan rimëkëmbje të jetë aktiv në të gjitha shtetet anëtare të BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri francez i Financave.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Franca dhe Gjermania përqendruan vëmendjen e tyre në planet për krijimin një ekosistemi kompjuterik i cili synon zvogëlimin e varësisë së Evropës nga gjigantët e Silicon Valley, Amazon, Microsoft dhe Google.
Projekti, i quajtur Gaia-X, do të krijojë standarde të përbashkëta për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave në serverët që janë vendosur në vendet anëtare në përputhje të plotë me ligjet e Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave. Altmaier, duke folur nga Berlini, e përshkroi Gaia-X si një “hënë” që do të ndihmonte për riafirmimin e sovranitetit teknologjik të Evropës.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta