Rusia ‘hakmerret’ ndaj SHBA-ve: Respektoni të drejtën e qytetarëve për të protestuar

5 Qershor 2020 | 06:25

Rusia shpesh herë kritikohet dhe është në qendër të vëmendjes nga organizatat ndërkombëtare apo edhe nga shumë shtete për mos respektim të të drejtave të njeriut.

Por këtë herë është Rusia ajo që kthen monedhën dhe kritikon Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Jashtme ruse iu bëri thirrje autoriteteve amerikane të respektojnë të drejtën e amerikanëve për të zhvilluar protesta paqësore  nisur nga ngjarjet e fundit në shumë qytetet amerikanë të pushtuara nga demonstrimet pas vrasjes së afro amerikanit George Floyd.

Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova, u shpreh se Moska ka parë më vëmendje dhe do të marrë parasysh të gjitha rastet kur është përdorur gazlotjellës për të shpërndarë protestuesit apo edhe të gjitha rastet e arrestimeve masive gjatë zhvillimit të protestave në SHBA.

Ajo gjithashtu theksoi se gazetarë të shumtë, përfshirë reporterë rusë, ishin lënduar gjatë raportimit të tyre në terren.

“Ka ardhur koha që SHBA-të t’i japin fund rolit të mentorit dhe të shohin veten në pasqyrë, të nisin të respektojnë të drejtat e njerëzve dhe të vëzhgojnë e zbatojnë standardet e tyre demokratike”, thuhet në deklaratë

Mes tensioneve që ngrihen herë pas here mes dy shteteve, Moska prej kohësh kritikon Uashingtonin për qëndrimin e tij se Rusia ka probleme me respektimin e të drejtave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026