Tjetër pandemi, shtohet dhuna ndaj grave gjatë izolimit

5 Qershor 2020 | 08:04

 “Unë u sulmova nga ish-partneri im i cili erdhi në zyrat e kompanisë sime dhe tha që donte të më vriste. Ai më goditi me një dorezë në kokë. kisha gjak kudo. Kur kolegu im hyri në zyrë, unë mendoj se mund ta ketë ndaluar atë, të paktën në një moment, por ai më tha që donte të më çonte në spital. Isha e trembur. Sinqerisht, unë mendova se ai do të më vriste në makinë ”rrëfen një e dhunuar.

 “Historia e Eveline, që nuk është emri i saj i vërtetë, është thjesht një nga mijëra gra që përjetuan dhunë gjatë pandemisë. Në kohë normale, një në tre gra raportohet se dhunohet nga një partner, ish partner apo pjesëtar i familjes.

Mesatarisht, njëqind gra vdesin çdo ditë – të vrara nga dikush që njohin. Izolimi ka çuar në një shpërthim të madh të dhunës. Në disa vende evropiane, abuzimi është rritur me një të tretën,” raporton Monica Pinna, korrespondente e Euronews.

Linjat telefonike të shoqatave janë tejmbushur  nga thirrjet dhe kërkesat për ndihmë. Njëra prej tyre, në Lyon, mori 1070 thirrje gjatë shtatë javëve të bllokimit. Midis tyre, 230 gra nuk kishin kontaktuar kurrë më parë me shoqatën dhe numri i atyre që shkuan në strehimore të sigurta është dyfishuar.

“Nuk ka strehim të mjaftueshëm (urgjent) për gratë,  dhe gjatë izolimit disa burime u mobilizuan nga shteti, rajoni, apo nga individët. Shteti ka hapur 60 vende për gratë, viktima të dhunës. Pra, ne kemi pasur zgjidhje për to, çka zakonisht nuk e kemi ,” shprehet  Elisabeth Lliotard, drejtoreshë e VIFFL SOS FEMMES.

Në Paris me qindra demonstrues i kushtuan atribute viktimave të dhunës në familje  dhe kërkuan  aksione nga shteti kundër këtij fenomeni.

Në Francë vetëm 20% e viktimave të dhunës në familje vendosin të paraqesin një ankesë zyrtare kundër agresorëve të tyre. Autoritete t franceze në nëntor deklaruan se në 65% të vrasjeve të dhunës në familje ose tentativës për vrasje gjatë  2018, policia ishte njoftuar paraprakisht. Grupe të caktuara të viktimave të dhunës thonë se shumë jetë mund të ishin shpëtuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026