Si nxiti vdekja e George Floyd lëvizjen e protestave?
Ka kaluar një javë qëkur George Floyd, një 46-vjeçar me ngjyrë, vdiq në një incident i cili nxiti protesta të mëdha kundër dhunës policore dhe pretendimeve për racizëm sistematik në radhët e forcave të rendit.
Floyd vdiq në Mineapolis më 25 maj pasi një oficer policie e kishte shtrirë në tokë duke e mbajtur me gjurin e tij në pjesën e qafës për disa minuta e duke injoruar thirrjet e tij për ndihmë.
Protestat për vdekjen e Floyd u përhapën në dhjetëra qytete të SHBA teksa videoja e një kalimtari gjatë arrestimit të Floyd hapi dhe njëherë debatin mbi dhunën policore dhe racizmin kundër afroamerikanëve.
Protesta u shtri edhe më gjerë në botë duke përfshirë, Sidnej, Londër, Stamboll, Paris dhe Berlin.
Më poshtë ngjarjet që çuan në vdekjen e Floyd dhe kontekstin e këtyre protestave.
Çfarë ndodhi ditën që vdiq George Floyd?
Punonjësi i një dyqani në Mineapolis telefonoi policinë më 25 maj për t’i lajmëruar se një person në gjendje të dehur kishte përdorur kartëmonedha false për të blerë cigare, sipas një tabulati të publikuar më vonë të telefonatës.
Në videot e disa dëshmitarëve dhe të kamerave të sigurisë të ambienteve përreth duket momenti kur mbërrin policia dhe detyrojnë Floyd të dalë nga makina e tij. Një tjetër video, e cila u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duket Floyd i shtrirë në tokë ndërsa një oficer policie vendos gjurin në qafën e tij për ta mbajtur të shtrirë në tokë.
Floyd dëgjohet qartazi që i kërkon policit që ta lejë të lirë duke i përsëritur se nuk merr dot frymë dhe se është në dhimbje, por polici injoron lutjet e tij dhe thirrjet e dëshmitarëve për ta lënë të lirë.
Oficeri, i cili më pas u identifikua si Derek Chauvin, nuk e lëshoi derisa erdhi ambulanca në vendngjarje, duke e mbajtur gjurin në qafën e Floyd për rreth 9 minuta.
Sipas një raporti mjekësor në Minesota, Floyd nuk kishte puls gjatë kohës kur po transportohej me ambulancë, ndërsa me të mbërritur në spital u shpall se Floyd kishte ndërruar jetë.
FBI nisi hetim të menjëhershëm dhe katër oficerët e policisë e përfshirë në ngjarje u pushuan nga puna ditën e nesërme.
“Të jesh me ngjyrë në Amerikë nuk duhet të jetë dënim me vdekje … kur dëgjon dikë që thërret për ndihmë, supozohesh që duhet ta ndihmosh. Oficer dështoi në sensin më bazik dhe human”, tha kryetari i bashkisë së Mineapolis Jacob Frey.
Dy ditë pas vdekjes së Floyd, mbi Chauvin rëndonte akuza për vrasje të shkallës së tretë, e cila më pas u kthye në akuzë për vrasje të shkallës së dytë pasi autopsia zbuloi se Floyd kishte vdekur nga asfiksia dhe
Vdekja e Floyd nxiti protesta në Mineapolis ditën e ardhshme ndërsa shumë prej tyre u kthyen të dhunshme.

Videoja virale sillte ndër mend incidentin e 2014 ku u përfshi Eric Garner, i cili vdiq pasi policia e kishte mbërthyer 44-vjeçarin nga qafa teksa ai i lutej që ta lëshonte pasi nuk merrte dot frymë.
Më pas vdekja e 25-vjeçarit Ahmaud Arbery i cili po ndiqej dhe më pas u qëllua me armë nga dy burra në Xhorxhia në shkurt. Avokati i tij deklaroi më pas për mediat se i riu kishte dalë për vrap.
Protestat për vdekjen e Floyd u përhapën me shpejtësi në disa qytete të SHBA në solidaritet me racizmin sistematik në vend dhe lëvizjes “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë është e rëndësishme).
Burrat e paarmatosur me ngjyrë kanë më shumë gjasë të vdesin në duart e policëve, sipas një sërë studimesh të pavarura në regjistrat e policisë amerikane, ndërsa afroamerikanët kanë një shkallë burgosjeje 5 herë më të lartë se.
Të dhënat e fundit nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve tregojnë se afroamerikanët ishin më të predispozuar për të vdekur nga COVID-19.
Pse po ndodhin tani protestat?
Protestat e sotme janë ndryshe nga ato të 1960 të cilat u nxitën nga padrejtësitë ndaj njerëzve me ngjyrë dhe vrasjes së Dr Martin Luther King Jr.
Protesta po zhvillohet gjithashtu në një moment specifik në histori, ku pandemia ka rrëmbyer vendet e punës të miliona amerikanëve dhe ka shkaktuar vdekjen e 109 mijë personave.
“Dallimet racore nga COVID-19 kanë shërbyer për destabilitetin politik dhe ekonomik dhe për të ekspozuar vështirësitë raciste strukturore që kanë ndikuar mbi njerëzit me ngjyrë gjatë pandemisë”, shpjegon Joseph, i cili është edhe autor i librit mbi liderët e të drejtave civile Malcolm X dhe Dr Martin Luther King Jr.
“George Floyd ia doli, kundër të gjitha parashikimeve, që t’i shpëtonte vdekjes nga COVID por vdiq nga një virus edhe më vdekjeprurës që është racizmi”, shtoi Joseph.
Shumë protestues kanë thënë se janë të tej ngopur nga padrejtësitë dhe komentet e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, ndërsa protestat janë përshkallëzuar jashtë Shtëpisë së Bardhë gjatë fundjavës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta