Rihapen xhamitë, Arabia Saudite e Jordania presin besimtarët, Egjipti ende i mbyllur
Xhamitë në Arabinë Saudite dhe Jordani hapën dyert për besimtarët myslimanë për herë të parë që kur qeveritë morën masat kufizuese për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19.
Xhamitë e Arabisë Saudite kanë qenë të hapura që nga e diela e 31 majit, por sot shënohen lutjet e para të së Premtes në xhami.
Adhuruesit në xhaminë e Rijadit al-Rajhi mbajtën maska për fytyrën, dezinfektuan duart dhe ruajtën distancën nga njëri-tjetri.
Përdorimi i qilimave personalë është i detyrueshëm dhe adhuruesit lexojnë Kuranin e Shenjtë nga telefonat e tyre celularë në gati 90.000 xhami në të gjithë Mbretërinë.
Ndërkohë që të moshuarit, fëmijët nën 15 vjeç dhe personat me sëmundje kronike ndalohet të shkojnë në xhami. Masat paraprake të ngjashme u morën edhe në kryeqytetin jordanez.
Zyrtarët deklaruan se mbi 30.000 policë janë vendosur nëpër 7.000 xhami të vendit për të siguruar që besimtarët do t’i përmbahen procedurave të distancimit shoqëror dhe të sigurisë.
Ndërkohë, lutja e së Premtes vazhdon të ndalohet dhe xhamitë mbeten të mbyllura në Egjipt.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq