Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi jetën dhe mbeti i plagosur një tjetër efektiv, Edison Adri.
Rama shpreh ngushëllime ndaj familjes së viktimës, duke e cilësuar këtë të fundit Dëshmor të Atdheut.
Reagimi i plotë:
Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie dhe është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!
Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër
Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj, shkruan Rama.
Informacionet paraprake si ndodhi ngjarja
Sipas informacioneve paraprake, pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Bodenit për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur një efektiv të forcave “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe duke plagosur kolegun e tij.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Violand Braçellari, ish-ushtarak, i shpallur në kërkim ndërsa ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burgim nga Gjykata e Korçës për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas të njëjtave burime, Braçellari dyshohet se jetonte prej vitesh në pyjet e Bodenit, ku kishte ngritur një stan të madh dhe mbante disa qen. Një ditë më parë, policia kishte marrë informacion se ai ndodhej i fshehur në këtë zonë të thellë malore.
Mësohet se i dyshuari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës shumë i mirë i armëve. Në operacion kanë marrë pjesë rreth 7-8 efektivë policie, disa prej të cilëve të veshur civilë. Dyshohet se ai i ka identifikuar forcat e policisë në orët e para të mëngjesit të së enjtes, dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre.
Autor i dyshuar i ngjarjes raportohet të jetë një person i shpallur në kërkim prej disa vitesh, ish-ushtarak, i cili dyshohet se jetonte i izoluar në zonën pyjore të Bodenit dhe njihej si person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës i armëve të zjarrit. Sipas burimeve paraprake, ai kishte ngritur një strehim në terren të vështirë dhe mbante edhe qen në zonë.
Pas shkëmbimit të zjarrit, autoritetet dyshohet se kanë arritur ta neutralizojnë të plagosur, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe drejtues të lartë të Policisë së Korçës kanë shkuar në vendngjarje për hetimet.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq