18 miliardë $ nga Fondi Global i Shëndetit për SIDA-n, tuberkulozin e malarien
Fondi Global i Shëndetit në Davos, Zvicër ka mbledhur një të tretën e 18 miliardë dollarëve për të luftuar SIDA-n, malarien dhe tuberkulozin.
Fondi ka vendosur si objektiv për mbledhjen e fondeve në vitet 2024-2026 shifrën prej 18 miliardë dollarësh.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden, i cili do mbajë fjalim në një konferencë për këtë çështje, ka raportuar një angazhim prej 6 miliardë dollarësh, raporton Reuters.
Organizata Comic Relief U.S. ka premtuar 10 milionë dollarë, ndërsa Fondacioni Bill & Melinda Gates 20 milionë dollarë.
Ndërprerjet në kujdesin shëndetësor nga COVID-19 në të gjithë botën shkaktuan ndryshime në testimin dhe trajtimin e të tre sëmundjeve vdekjeprurëse, tha drejtori ekzekutiv Peter Sands.
Mjedisi i donatorëve ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga viti 2019 kur fondi përmbushi një objektiv prej 14 miliardë dollarësh.
Drejtori tha se pandemia, lufta në Ukrainë dhe rënia ekonomike po ndikonin në investime.
Qeveritë janë në tranzicion kur bëhet fjalë për marrëveshje buxhetore për COVID-19, pasi po angazhojnë një buxhet edhe për të ndihmuar Ukrainën.
Donacionet e sektorit privat po ndikohen gjithashtu nga humbjet e fundit të tregut.
“Është një kohë sfiduese për të mbledhur shuma të mëdha parash”, tha Sands.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta