Neo-fashistët në Itali bashkohen me tifozët e futbollit, përplasje në shesh
Mijëra neo-fashistë italianë dhe tifozë futbolli u mblodhën në stadiumin antik “Circus Maximus” të Romës për të protestuar ndaj masave të qeverisë kundër përhapjes e COVID-19.
Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën shishe dhe bomba me gaz në drejtim të policisë dhe gazetarëve pas një përleshjeje mes dy demonstruesve, e cila nisi për shkak të komenteve të njërit prej tyre në media.
Organizatorët shkruan me ironi në faqen e tyre në Facebook “Djemtë e Italisë”, se ata po qëndronin “krah për krah” me njerëz që “nuk dinë më si të vendosin një pjatë në tryezë për fëmijët e tyre”.
Ndërkohë që disa politikanë dhe organizata antifashiste e quajtën këtë tubim të paligjshëm. Sipas deklarimeve të medias, u arrestuan të paktën 8 persona dhe turma prej afro 2,000 protestuesish u zvogëlua shumë shpejt. Pjesë e protestës ishin tifozë të Lazios dhe disa skuadrave të tjera, por tifozët e Interit dhe Milanos e kundërshtuan një gjë të tillë duke e quajtur protestën shumë politike.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta