400 mijë viktima nga COVID-19 në rang global, gati 7 milionë të infektuar

7 Qershor 2020 | 14:37

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në rang global ka kaluar shifrat e 400 000 personave. Por, sipas ekspertëve numri mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa prej vdekjeve që kanë ardhur për shkak të mungesës së studimeve, nuk janë shënuar si të tilla. Ndërkohë llogariten mbi 6.9 milion raste të prekurish në të gjithë botën, sipas burimeve të universitetit “Johns Hopkins”.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave në të gjithë botën, 109,802, ndërsa në Evropë më e goditura është Mbretëria e Bashkuar me 40,548.

Teksa pjesa më e madhe e shteteve të Evropës kanë filluar me masat lehtësuese, qendra më e nxehtë e përhapjes së virusit është Amerika Veriore, Qendrore dhe Jugore.

Në Brazil (vendi i tretë në botë sa i përket numrit të viktimave), qeveria mori vendimin e diskutueshëm për të ndaluar publikimin e numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, duke shkaktuar debate të mëdha në publik. Kritikët e konsiderojnë këtë si një përpjekje për të fshehur numrin e vërtetë të viktimave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026