Evropa në protestë kundër racizmit: Nuk mund të marr frymë
Nuk mund të marr frymë, Pa drejtësi nuk ka paqe, Black Lives Matters këto janë thirrjet që kanë pushtuar jo vetëm shtetet amerikane por shumë qytete evropiane e jo vetëm.
Me mijëra protestues në të gjithë Evropën kanë mbushur rrugët në mbështetje të protestës globale kundër racizmit dhe dhunës policore, nismë e nisur në SHBA pas vrasjes së 46 vjecarit afroamerikan George Floyd nga një officer policie.
Protestuesit mbushën rrugët në Britani, Itali, Spanjë, Belgjikë, Danimarkë dhe Hungari.
Duke mbajtur maskë në fytyrë, të gjunjëzuar dhe duke heshtur për 9 minuta protestuesit mbushën Sheshin kryesor të Romës .Në pankartat që mbanin në duar lexohej Nuk mund të Marr frymë, Heshtja është dhunë, Black Lives Matters.
Protestat ishin më pak të qeta në Britani të Madhe ku nuk munguan përplasjet me policinë e cila përdori gazlotsjellës për të shpërndarë turmën. Duke brohorisur Black Lives Matters ata hidhnin shishe dhe mjete pirotektinke kundrejt policisë. Kryebashkiaku I londrës bëri thirrje për qetësi si dhe të respektohet distance sociale.
Edhe në Belgjikë protestat nuk ishin të qeta. Protestuesit hipën mbi statujën e Mbretit leopold 2 duke thirrur vrasës dhe duke valëvitur flamurin e Republikës Demokratike të Kongos.Policia përdori gazlotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Përplasje u shënuan edhe në Gjermani dhe Francë. Në Berlin të paktën 93 persona u arrestuan, policia bëri me dije se disa oficerë dhe një fotograf u lënduan pasi turma hidhte shishe dhe gurë.
Protestat kundët racizmit pritet të vijojnë edhe në ditë në vazhdim.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta