Pushime në Kroaci, si po mirëpriten turistët e parë?

8 Qershor 2020 | 08:39

Kroacia dëshiron të shpëtojë sezonin e saj veror.  Qytetarët nga dhjetë shtete të BE-së si Gjermania, Austria, vendet baltike et. lejohet të rihyjnë në vend pa qënë e nevojshme të paraqesin një konfirmim prenotimi, siç ishte më parë.

 Sidoqoftë, gjatë kalimit të kufirit, duhet të japin informacione se ku dhe si mund të gjenden gjatë kohës kur pushojnë. Këta turistë ishin të lumtur që e pranuan një gjë të tillë.

“Ndihem rehat këtu. Kam qënë dy apo tri vite më parë. Ndihemi shumë mirë dhe tani po pushojmë” shprehet një turist.

“Ne e morëm parasysh riskun dhe jemi të lumtur të jemi sërish këtu. Ne po  shijojmë  paqen dhe qetësinë e ofruar”thotë një tjetër pushues.

Dhe si funksionojnë praktikisht kampingjet? A duhet që pushuesit të ruajnë distancën sociale?

 “Ne kemi një mundësi që turistët tanë të rezervojnë kur janë në shtëpi. Ata do ta marrin konfirmimin përmes një kodi. Turisti vjen këtu përmes këtij kodi dhe më pas zhvendoset ku dëshiron përmes kabinës së lëvizshme. Ai praktikisht nuk ka nevojë  që të pres që të hyjë në një objekt “shprehet Bruno Rados, drejtor i Valamar Camp.

Rihapja e sezonit turistik është e rëndësishme për ekonominë e Kroacisë sepse turizmi  në një shtet me 4.3 milionë banorë përbën 20% të prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave zyrtare pjesa më e madhe e turistëve të huaj në Kroaci vijnë nga Gjermania, Sllovenia dhe Austria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026