Sipas ekspertëve, protestat mund të sjellin një valë të dytë të coronavirusit
Turma demonstruesish kanë mbushur rrugët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Europës për të protestuar kundër racizmit dhe dhunës policore, por mjekët ekspertë janë të shqetësuar se kjo lëvizje mund të shkaktojë një valë të dytë të coronavirusit.
“Gjëja e parë që shikoj është se kjo mund të jetë një mundësi për virusin në përhapjen e tij”, tha John Swartzberg, profesor i sëmundjeve infektive dhe vaksinologjisë në Universitetin e Kalifornisë.
“Njerëzit nuk po ruajnë distancën sociale, dhe shumë prej tyre nuk po mbajnë maska. Dhe kjo nuk vlen vetëm për protestuesit, por policët gjithashtu”, tha ai për Euronews.
Turmat e mëdha janë një pamje shumë e çuditshme pas muajve të distancimit fizik, për të parandaluar COVID-19.
Në Francë, autoritetet i ndaluan demonstruesit për këtë arsye, por protestuat vazhduan duke mos e përfillur paralajmërimin. Zyrtarët australian gjithashtu i ndaluan tubimet e fundjavës, duke bërë thirrje që qytetarët t’i zvogëlojnë grupimet, në jo më shumë se 300 persona.
“Lidhja e protestave me rritjen e infeksionit nuk është një shkencë ekzakte, por ndikimin e tyre do ta shohim më qartë pas disa javësh”, u shpreh Swarzberg.
“Zakonisht pas dy ose tre javësh pas protestave, të paktën duke llogaritur fillimin e tyre, ne mund të shohim një rritje në numrin e rasteve. Kjo nuk do të vërtetonte se problemi janë protestat, por sidoqoftë do të sugjeronte diçka të tillë”, shpjegon ai.
Megjithatë ai insiston se protestat paqësore janë “shumë të rëndësishme” në shoqëri – dhe disa masa të thjeshta mund të ndihmojnë në sigurinë e të gjithëve.
“Kjo kauzë është shumë e rëndësishme, por mundohuni ta organizoni në një mënyrë që nuk do të shpërndajë virusin. Maskat në fytyrë, kur bërtisni, do ta ulnin numrin e grimcaze që shpërndahen”, përmbledh profesor Swarzberg.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta