Fillon puna për rikonstruktimin e Katedrales së Notre Damit
Ditën e sotme, disa punëtorë në Paris filluan të çmontojnë 200 tonë metal që mbanin së bashku Katedralen e Notre Damit, pas shkatërrimit të saj nga zjarri që e përfshiu vitin e kaluar.
Kjo punë delikate kërkon që punonjësit të mbahen në litarë, duke u ulur me kujdes në rrënojat e djegura të katedrales.
Dy skuadra, secila me 5 punëtorë, do të përdorin sharra për të prerë tubat e metaleve që janë shkrirë me njëra-tjetrën. Përpara zjarrit të 15 prillit, në Katedrale ishin instaluar skela për rinovimin e saj.
Megjithatë, puna për të çmontuar 40,000 shufrat e metalit u shty për shkak të masave parandaluese të coronavirusit, që u vendosën më 17 mars në Paris.
Miliona persona përreth botës, panë skenën e frikshme të djegies së çatisë së një ndër monumenteve historike më të njohura në botë, ndërsa flakët sollën shembjen e kullës së kambanës.
Për rikonstruktimin e saj janë mbledhur më shumë se një miliard euro dhe presidenti francez Emmanuel Macron, ka vendosur një datë finale për rihapjen e dyerve të monumentit, për Lojërat Olimpike të 2024 në Paris.
Aktualisht Katedralja është e mbyllur dhe pritet të hapet pas disa vitesh.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta