“Jo racizmit!”, protestat për vdekjen e George Floyd mbërrijnë edhe në Europë

8 Qershor 2020 | 13:28

Mijëra persona në gjithë Europën kanë marshuar për të dytën ditë radhazi gjatë së dielës në mbështetje të protestës tashmë me përmasa globale kundër racizmit dhe dhunës policore pas vdekjes së afroamerikanit 46-vjeçar George Floyd në Minesota më 25 maj.

Qytetarët kanë vërshuar në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë.

Rreth 3 mijë persona u mblodhën përpara ambasadës amerikane në Madrid duke cituar fjalët e fundit të të ndjerit “Nuk marr dot frymë” dhe duke brohoritur “Nuk ka paqe pa drejtësi”.

Disa protestues mbanin në duar pankarta kundër presidentit amerikan Donald Trump.  

Tubimi i parë i madh në Romë

Në Romë mijëra të rinj u ulën në gjunjë, një gjest që u bë për herë të parë nga sportisti i futbollit amerikan Colin Kaepernick në 2016 dhe qëndruan në heshtje për rreth 9 minuta, në shenjë homazhi për George Floyd.

Pasi u ngritën, protestuesit thirrën: George Floyd është këtu! Jo racizmit!

Ky ishte tubimi i parë kundër racizmit i mbajtur në kryeqytetin italian.

Një tjetër protestë u mbajt dhe në Milano, pavarësisht reshjeve të shumta të shiut.

Shënjstrohet statuja e kolonializmit në Bruksel dhe Bristol

Në Budapest, protestuesit u mblodhën jashtë ambasadës amerikane herë duke kënduar këngë e herë duke nderuar në heshtje të ndjerin George Floyd.

Protesta të tjera u mbajtën dhe në Kopenhagën, Bruksel si dhe në Glasgou dhe Londër.

Në kryeqytetin belg ishin rreth 10 mijë pjesëmarrës në protesta. Ata  vërshuan drejt statujës së mbretit Leopold II, i cili ka sunduar gjatë periudhës së kolonializmit duke bërtitur “vrasës” dhe duke valëvitur flamurin e Republikës Demokratike të Kongos. 

Në kryeqytetin britanik pati dhe disa përleshje gjatë së dielës në mbrëmje. Më herët, mijëra protestues u mblodhën në mënyrë paqësore jashtë ambasadës amerikane në ditën e dytë të protestave kundër racizmit.

Darcy Bourne, një studente në Londër, thotë se të gjithë e dinë se protesta është më tepër kundër racizmit në gjithë botës sesa për vrasjen e Floyd.

Ndërkohë, në Bristol, rreth 177 kilometra në perëndim të Londrës, protestuesit nisën të festojnë pasi rrëzimit të statujës së tregtarit të shekullit XXIV të skllevërve Edward Colston. Më pas ata e kanë tërhequr zvarrë në të gjithë qytetin përpara se ta hidhnin në lumin Avon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026