Shqipëria prodhon 40% më pak energji elektrike
Vendi ynë prodhoi 40% më pak energji elektrike këtë fillim vit, krahasuar me 3-mujorin e parë 2021. Shkak është bërë thatësira, ndërsa në ditët e ftohta të janarit familjet rritën përdorimin e energjisë.
Për shkak të thatësirës qe përfshiu vendin tre muajt e parë të vitit vendi ynë, prodhoi 40% me pak energji në krahasim me të njëjtën periudhë të 2021.
Si pasojë, Shqipëria u detyrua të rrisë sasinë e energjisë të importuar nga tregu i huaj.
Në tre muajt e parë të vitit, sipas INSTAT, importi i energjisë ishte 7 herë më i lartë se vitin e kaluar. Prej prodhimit të paktë, ra edhe sasia e energjisë së eksportuar me 67 %.
Ndërkohë, gjatë periudhës janar-mars ka pasur një përdorim më të madh të energjisë elektrike, e lidhur kryesisht me ditët e ftohta.
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, arriti vlerën 1770 GWh nga 1680 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2021.
Rritja më e madhe është matur tek familjarët, të me 8.1%, ndërsa tek bizneset, konsumi u rrit me 2.9%. Të dhënat i referohen një periudhë emergjence energjetike, ku çmimet janë 5-fishuar në krahasim me vitin e kaluar.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta